SHBA
Këngëtarja e njohur Beyonce është adhuruese e  stilistëve shqiptarë dhe kjo tashmë është e vërtetuar. Pas Valdrin Sahitit, të cilin ajae ka zgjedhur për eventet e saj të rëndësishme, së fundmi ka zgjedhur të vishet përsëri nga një stiliste shqiptare.

Lena Berisha, stilistja e njohur nga Prizreni, ka pasur fatin të jetë e zgjedhura e Beyonce. Fustani i saj i jashtëzakonshëm është zgjedhur nga diva e muzikës për videoklipin e fundit që këngëtarja ka realizuar për ‘Tiffany & Co’.

I gjithë shkëlqimi i projektit të fundit të artistes së famshme është meritë edhe e stilistes shqiptare.
Lena Berisha ka veshur edhe artistë të mëdhenj të botës, si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb