Ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili deklaron se të dhënat e Kadastrës digjitale janë hakëruar nga kryeministri Edi Rama dhe Ervin Muço.

Sipas mesazhit të qytetarit, i cili ka zgjedhur të jetë anonim, drejtoresha e  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK),  Dallëndyshe Bici, sillet si bandite me punonjësit e saj, teksa shton se ka pasiguri për titujt e pronësisë.

Sakaq Berisha thekson se për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar për shërbimin e kërkuar, nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Postimi i plotë

Kadastra në kaos të plotë.

Vazhdon vjedhja e qytetarëve, të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës. Pasiguri totale për titujt e pronësisë. Qindra dhe mijëra qytetarë paguajnë shumë shtrenjtë për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar, dhe nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Dora e zezë e Edi Ramës me Muçon e tij shktatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013 i ndërtuar nga ekspertë shqiptarë dhe i certifikuar nga Banka Botërore, e cila kërkoi që të përdorej edhe nga vende të tjera. Por në atë kohë qeveria nuk paguante hakera, për të vjedhë të dhënat e agjencive shtetërore, siç bën Edi Rama sot.

Ndërkohë “Famoze” Bici, që për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës meriton dekada burg, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vjedhjen e qytetarëve nga Kadastra, keqtrajtimimin e punonjësve të ndershëm të këtij institicioni nga Bici i partisë, si dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin e Kadastrës nga Muçot e Ramës.

? Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Përshëndetje Doktor

Në Kadastrën Shqiptare është një kaos i plotë. Hakerimi i të dhënave nga të njëjtët Muço që vodhën të dhënat e TIMS i bëjnë shumë të pasigurtë titujt e pronësise dhe japin mundësi të plote për falsifikime dhe manipulime. Qytetarëve iu grabiten paratë që paguajnë për shërbime që nuk i marrin. Ata paguajnë shumë shtrenjtë për shërbimin e shpejtë, por nuk marrin as shërbimin e shpejtë dhe pse paratë i kanë paguar. Drejtoreshë Bici sillet me punonjësit si bandite e vërtet Ajo i nxjerr ata me detyrim në punë të shtuna dhe të diela, theksoj me urdhër të Drejtoreshës Dallëndyshe Bici, që po tregohet shumë arrogante me punonjësit e Kadastrës. Vëllai im është jurist në Kadastrën Shqiptare, dhe e di mirë këtë informacion, sepse dhe sot që është e diel është ngritur herët dhe po shkon në punë me urdhër, ndërkohë që ka punonjës, të përkëdhelurit e partisë që janë punonjës në Kadastrën Shqiptare që marrin rrogat, dhe nuk vijnë ne punë, të tjerë që vazhdojnë pushimet dy muaj verë, dhe disa që nuk bëjnë asnjë punë, vetëm marrin rrogat duke ndjenjur dhe parë zyrat e Kadastrës, dhe Drejtorët po ashtu duke iu bërë presion të madh punonjësve të regjistrimit. Kadastra Shqiptare është në kolaps total, dhe Drejtoresha shfryn mllefin tek punonjësit hallexhinj, duke i detyruar të shtunën dhe të dielën të dalin në punë, URDHËR QË DHE NË KORENË E VERIUT NUK BESOJ TË JETË MË.

Faleminderit nëse e publikon, sepse këta ndryshe nuk kuptojnë.

Askush nuk e ngre zërin.

Ju lutem anonim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: