Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, më vonë këtë javë do të zhvillojë një takim virtual me liderët e tre aleatëve jetësorë aziatikë të vendit të tij.

Takimi virtual i të premtes do të shënojë takimin e parë katër-palësh midis liderëve, që do të përbëhet nga SHBA, Japonia, Australia dhe India.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë , Jen Psaki, tha se presidenti Biden, kryeministri japonez, Yoshihide Suga, kryeministri indian, Narendra Modi dhe kryeministri australian, Scott Morrison, do të diskutojnë përgjigjen ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), bashkëpunimin ekonomik dhe përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Kjo është një mundësi për t’u angazhuar në një nivel edhe më të lartë se sa është bërë në të kaluarën me partnerë kryesorë të SHBA-së”, tha Psaki.

Ajo shtoi se ka një varg çështjesh për të diskutuar dhe për të punuar së bashku, siç tha, “pavarësisht nëse adresohet kriza e klimës, nëse punohet së bashku për të adresuar pandeminë globale apo natyrisht, bashkëpunimin ekonomik”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb