Presidenti i SHBA-ve, Joe Bdein ka deklaruar se Rusia do të paguajë një çmim afatgjatë për barbarizmin e shkaktuar në Ukrainë.

I pyetur nëse SHBA do të mbronte Tajvanin nëse do të sulmohej nga Kina, presidenti tha se do ta bënte.

“Ky është angazhimi që kemi marrë,” tha Biden. Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë renegate që duhet të bashkohet me kontinentin.

“Ne ramë dakord me politikën “Një Kinë”, ne e nënshkruam atë … por ideja që Tajvani mund të merret me force është e pa përshtatshme. Do të jetë veprim i ngjashëm me atë që
po ndodh në Ukrainë”, tha Biden.

Burimi: BBC
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: