Kina e kupton se e ardhmja e saj ekonomike është “shumë më e lidhur me perëndimin sesa me Rusinë”, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden pasi paralajmëroi liderin kinez Xi Jinping se Pekini mund të pendohet që i është bashkuar pushtimit rus të Ukrainës .

Biden i informoi gazetarët për thirrjen e tij të premten me Xi.

Unë nuk bëra asnjë kërcënim, por ia bëra të qartë, u sigurova që ai të kuptonte pasojat e ndihmës së Rusisë, u shpreh Biden.

Theksova numrin e korporatave amerikane dhe të huaja që u larguan nga Rusia si pasojë e sjelljes së tyre barbare.

Kina e kupton se e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me perëndimin sesa me Rusinë.

Administrata e Biden-it i ka bërë presion Kinës që të përmbahet nga mbështetja e Rusisë, duke e ndihmuar atë kundër sanksioneve perëndimore dhe duke ofruar ndihmë ushtarake.

Kina nuk e ka dënuar veprimin e Rusisë në Ukrainë, megjithëse ka shprehur shqetësim të thellë për luftën, si dhe për sanksionet perëndimore, të cilat i konsideron si kundërproduktive dhe të njëanshme.

Komentet e Biden vunë në dukje ndërvarësinë ekonomike të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, partnerit të saj më të madh tregtar.

Kjo është leva që Uashingtoni dëshiron të përdorë për të larguar Kinën nga Rusia pasi të dy vendet shpallën një partneritet strategjik “pa kufij” në shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb