TURQI

Turqia ka reaguar për deklaratën e presidentit të SHBA, Joe Biden i cili njohu zyrtarisht gjenocidin armen të 1915-1916 gjatë Perandorisë Osmane.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglou deklaron se deklarata e Biden është një gabim i rëndë të cilën ai e dënon dhe refuzon.

Sipas Cavusoglou, nuk ka prova dhe fakte mbi njohjen e gjenocidit armen, teksa ai siguron se deklarata e Biden s’ka për t’u pranuar kurrë nga Turqia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb