UASHINGTON

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden u ekzaminua nga një mjek gjatë ditës së sotme për një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar gjersa luante me një nga qentë e tij.

  • foto galeri

Incidenti ndodhi ndërsa demokrati po kalonte fundjavën e festës së “Falënderimeve” me familjen në Rehoboth Beach, ku ata kanë një shtëpi të pushimit.

Ekipi pranë Biden tha se është kontaktuar një ortoped, për të bërë ekzaminim dhe për të vërejtur se çfarë problemesh shëndetësore ka kreu i shtetit amerikan.

Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm pasi ka fituar zgjedhjet ndaj Donald Trump.

Edhe pse duket e çuditshme, pikërisht Trump i ka uruar Bidenit një shërim sa më të shpejtë nga incidenti.

Donald Trump me anë të një statusi në “Twitter”, ka shpërndarë një video të Joe Biden, ndërsa ka shkruar shkurt “Shërim të shpejtë”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: