VLORË

Në Portin e Vlorës është ndier rënia e numrit të udhëtarëve të cilët ikin drejt Italisë dhe kjo prej frikës nga koronavirusi.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ”BalkanWeb” nga Porti i Vlorës se ka një numër të ulët udhëtarësh që ikin drejt Italisë ndërkohë autoritetet shqiptare kanë marrë masat kundër koronavirusit.

Për udhëtarët që kalojnë në Portin e Vlorës ka një kontroll të temperaturës dhe ata që kanë temperaturë më të lartë se 37.5 plotësojnë një formular me disa pyetje si nga vijnë, ku do të shkojnë dhe ku do të qëndrojnë.

Më tej ai thotë se në Vlorë mungojnë dizinfektantët në supermarkete ndërkohë çmimet e maskave mbrojtëse janë rritur ndjeshëm. Deri tani në Vlorë nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus dhe asnjë rast të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb