ITALI

Numri i viktimave të koronavirusit në Itali ka pësuar rënie. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën 542 persona, 62 më pak së një ditë më parë, ku u shënuan 604 te vdekur.

Në total që nga nisja e pandeminsë në Itali kanë humbur jetën 17.669 persona, mes tyre 96 mjekë. Por numri i të infektuarve është rritur 3.836 më shumë  se një ditë më parë ku ishin 3039, duke e çuar në 138 422 numrin total të të infektuarve.

Edhe numri i të shëruarve është rritur 2099 persona, duke e çuar në 26491 në total. Lajme të mira ka edhe nga Lombardia rajoni më i prekur në Itali, ku si numri i të vdekurve ashtu dhe i të infektuarve ka pësuar rënie.

Në 24 oret e fundit në Lombardi kanë humbur jetën 238 persona dhe janë infektuar 1.089 të tjerë, nje shifer e ulët krahasuar me një ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: