HAITI

Haiti po shënon një ditë të errët për historinë e vendit teksa deri më tani janë 227 viktima nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter.

Bilanci pritet të rëndohet pasi ka qindra të zhdukur e të plagosur në rrënoja.

Tërmeti u ndie në Karaibe dhe përtej teksa fillimisht u raportuan dëme të mëdha në banesa e ndërtesa.

Menjëherë kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit teksa ky tërmet ka kthyer në Haiti ‘hijen’ e vitit 2010 kur një tërmet po 7 ballë solli mijëra viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb