Bilance lufte përgjatë derbit Atletiko Nacional-Amerika De Kali. Raportohet se 89 persona kanë mbetur të plagosur, pas përleshjes së tifozëve në stadium me policinë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Kolumbi.
Ndërkohë, ndeshja përfundimisht u shty për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

Incidentet e shumta që ndodhën si brenda dhe jashtë stadiumit e bënë të pamundur zhvillimin e derbit. Për më tepër shikoni pamjet aspak normale të përplasjes së ashpër mes tifozëve dhe policisë. Skena që ngjajnë me një arenë lufte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: