TAJLANDË

Një total 463 persona kanë humbur jetën dhe 4 000 të tjerë u plagosën në aksidentet rrugore në Tajlandë. Këto shifra janë shënuar nga 27 dhjetori deri me 2 janar të 2019.  Lajmi është konfirmuar nga autoritet vendase.

“Shifra është më e lartë se ajo e festave të Vitit të Ri të një viti më parë, kur 423 persona u vranë në aksidente rrugore dhe për këtë vit vetëm natën e ndërrimit të viteve u vranë 89 vetë, ndërsa 700 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin”, thanë autoritetet.

Drejtimi i makinave në efektin e alkoolit në gjendje ishte shkaku kryesor i aksidenteve, që përbëjnë më shumë se 30% të tyre, të ndjekura nga shpejtësia me 30%.

Gati 80% e të gjitha aksidenteve përfshinin motoçikletat, të cilat njihen si automjetet më të populluara në Tajlandë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: