Pas më shumë se 7 orësh protestë me tensione të larta, përplasje fizike dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të rendit, bilanci i të ndaluarve ka pësuar një rritje të ndjeshme.
Burime bëjnë me dije se deri më tani numri i të shoqëruarve në komisariatet e kryeqytetit ka shkuar në rreth 40 persona.
Protesta e cila nisi përpara godinës së ministrisë u shoqërua me përdorimin e autobotëve të ujit, përplasje trup me trup dhe zvarritje të protestuesve në rrugë, ndërsa situata në disa akse të Tiranës vijon të mbetet nën monitorimin e rreptë të forcave të sigurisë.
