216 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Mal të Zi. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë raportuar tre vdekje.

Siç ka lajmëruar Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, në 24 orët e fundit janë testuar 839 mostra dhe kanë rezultuar pozitive 216 prej tyre. Në Podgoricë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja, 73. Viktimat kanë qenë të moshës 61 dhe 72-vjeçare.

Po ashtu është njoftuar për shërimin e 40 pacientëve. Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi 112 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa rastet aktive janë 1451.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: