Pirja e birrës, në sasi të vogla e jo duke e tepruar, i bën mirë zemrës tek gratë. Këtë e thotë një studim i ri suedez i Unversitetit të Gothenburg. Sipas studiuesve dy shishe birre në javë reduktojnë me 30 % rrezikun e atakut kardiak tek gratë, krahasuar me ato që nuk pinë aspak birrë.

Periudha e vëzhgimit ka zgjatur për gati 32 vite, nga 1968 deri në vitin 2000, ku morën pjesë 1500 vullnetare të moshës 70 deri 92 vjeç. Në këtë mënyrë studiuesit kanë munduar të studiojnë relacionin për sasi të ndryshme të birrës së konsumuar dhe incidencës së infarkteve, kancerit apo diabetit.

Studimi tregoi se gratë të cilat konsumonin birrë 1 ose 2 herë në javë kishin rrezik më të ulët për t’u prekur nga këto sëmundje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: