Rusia nuk është aspak serioze për bisedimet e paqes.

Kështu është shprehur këshilltari i presidentit Ukrainës, Alexander Rodnyansky. Ai tha se bisedimet synojnë të fusin në kurth perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme.

“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushën e betejës. Ju nuk kërkoni paqe dhe bombardoni qytete në një shkallë të gjerë në të njëjtën kohë”, tha Rodnyansky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: