Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë kërkesën e Ukrainës për të zhvilluar bisedimet e paqes mes vendeve në qytetin port të Ukrainës në Mariupol.

Lavrov theksoi se është ende herët për të vendosur se kush do të ndërmjetësonte negociatat, ndonëse shtoi se Moska është e angazhuar për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Kujtojmë se ministri i Jashtë rus ka pritur këtë martë në takim shefin e OKB-së Antonio Guterres në Moskë.

Gjatë këtij takimi Guterres ka kërkuar që luftës në Ukrainë t’i jepet fund menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb