Recete nga znj Eneida
Përbërësit

240 gr miell integral
1 lugë pluhur pjekës
85 gr sheqer kaf
120 gr gjalpë
60 ml qumësht

Fillimisht rrahim sheqerin me gjalpin deri sa të shkrijë sheqeri dhe shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe qumështin. Formojmë brumin, hapim një petë me trashësi 0,5 mm dhe e pjekim me 180 gradë për 15 minuta.

Tortë me krem djathi dhe reçel

Për bazën:

200 gr biskota digjestive
100 gr gjalpë

Për kremin:

300 gr maskarpone
200 gr pana për ëmbëlsira
5 fleta xhelatinë
Reçel

Përgatitja

Grijmë biskotat në mikser dhe shtojmë gjalpin e shkrirë. Masën e shtrojmë në një tavë, e ngjeshim më një gotë dhe e lëmë në frigorifer të ftohet.
Në një gotë me ujë të ftohtë vendosim fletat e xhelatinës për 15 minuta. Më pas i shtrydhim dhe i vendosim në ngrohje me pak pana të ëmbël deri sa të shkrihen totalisht.
Bëjmë bashkë kremin e djathit me panën e rrahur të bërë shkumë dhe shtojmë qumështin me xhelatinën. E trazojmë dhe e kalojmë mbi biskota. Ngrohim pak reçel dhe shkrijmë xhelatinën. E bëjmë bashkë me pjesën tjetër të reçelit dhe ia shtojmë ëmbëlsirës lart. E lëmë të ftohet për 2 orë në mënyrë që të ngrijë xhelatina si te kremi ashtu edhe mbi reçel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: