Bizneset e rrugës “Myslym Shyri”, një prej zonave tregtare më të njohura të Tiranës, i ngritën një sërë shqetësimesh ish –deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Ata thonë se ndihen të braktisur nga qeveria e Edi Ramës. Pronarët e bizneseve shprehen se jo vetëm nuk kanë marrë ndihmën që duhej pas goditjes nga kriza që shkaktoi pandemia, por rëndohen me taksa e me kontrolle tatimore e shtetërore të pafundme, burokraci të cilat vetëm e pengojnë punën e tyre.

Ish –deputetja Tabaku tha se zgjidhja për të gjitha këto probleme të krijuara në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës është programi i Partisë Demokratike. Ky program, tha zonja Tabaku, parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave dhe kontrolleve të inspektoriateve dhe krijimin e lehtësive të tjera fiksale e shtetërore me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

“Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë”, u shpreh ish –deputetja Tabaku.

ZBARDHJE

J: Si shkon puna?
Q: Si mbas krizës. Ca të presim? Nga qeveria të presim ne?
J: Jo, nuk presim.
Q: Do më iki gjithë dita ters…
J: Duhet ta nisësh me pozitivitet që do të bëhet më mirë.
Q: Që në mëngjes po shikoja pjesën e parkut, e ka bërë qytetin taman si fshat…

Q2: Shumë mirë qeveria…
J: Më mirë prishet ë?!
Q2: Zoti e bëftë më mirë edhe vetëm kaq! Zoti e bëftë më mirë këtë vend!
J: Me mbështetjen tuaj, me punën tonë.

Q3: Nuk është… t’i themi me çik realitet gjërat. Nuk është kushedi se… Vetëm punojmë vetë, nuk kemi punëtor, sepse nuk na del.

J: Nuk ka një fushë që kjo qeveri ka pasur sukses. Ka dështuar me të gjitha! Me të gjitha ka dështuar.
Q3: Hajt mo! Neve nuk është se marrim vesh shumë nga politika, por tek puna e shofim që ka ra.
J: E shef tek xhepi jot.

J: Ma the shumë bukur! Vijnë 10 tatimorë, 10 inspektore, Inspektoriat i Higjenës që mund të vij, Inspektoriat i Kontrrollit të Ushqimit…
Ne kemi hartuar një plan që biznesi të punojë i qetë. Ti ke, kushedi sa vite, që je këtu. Nuk e vjedh ti shtetin. Shteti vidhet tek dogana dhe tatimet. Pikërisht ti që je tatimpagues i rregullt dhe ti që ke qënë i ndershëm me shtetin gjithë jetës tënde të mos të vijnë të të bezdisin tek dera.

Q3: Inspektimi mund të jetë njëherë, ja sot…
J: Po pra, por jo 45 ditë në vit. Këtu është problemi, me klimën e biznesit, me korrupsionin, me faktor që nuk të lënë ty të punosh rehat, por të merresh me shtetin.

J: Si është situata.
Q4: Krejt rëndë, siç ka qënë…

Q5: Këtu ka rënë konsumi, domethënë njerëzit nuk konsumojnë dhe ky është problemi jonë.
J: Ashtu është!
Q5: Në momentin që nuk konsumohet… këtu shikohet situata.
J: A e di përse nuk konsumohet? Sepse Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë

Q6: Ekonomia është përqëndruar në duart e 5 vetave dhe ne të tjerët vetëm marrim ajër. Ajrin nuk e ka ndaluar as Enver Hoxha se përndryshe…

J: Sigurisht!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: