Dhunimi i turistëve spanjollë në Porto Palermo të Himarës nga pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima, ka bërë bujë të madhe brenda dhe jashtë vendit.

Mediet e mëdha botërore, kryesisht ato spanjolle, po i kushtojnë mjaft hapësirë dhe vëmendje ngjarjes, duke dënuar ashpër gjestin e pronarit të lokalit, i cili ndoqi turistët në 3 kilometra rrugë ngjitur mbi pjesën e përparme të makinës.

Por, kush është familja spanjolle, që ra pre e dhunës, dhe kryefamiljari i saj Eugenio Galdon?

Kryefamiljari Eugenio Galdon është një emër shumë i njohur në Spanjë. Ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Spanjë. Galdon është themelues i ONO, kompania që ofron shërbime telefonike, televizive dhe internet, si dhe ka qenë President i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2018.

Por përveç biznesit, ai njihet si një emër shumë i rëndësishëm edhe në administratë, teksa ka mbajtur poste mjaft të larta. Galdon ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

  • foto galeri
  • foto galeri

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone”  për 7.2 miliardë euro.

Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb