Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar një nga biznesmenët më të suksesshëm, pronari i kompanisë “Anoria” Dhimosten Papa.

Sikurse të gjithë të ftuarit, edhe Dhimosteni, ose Dhimo siç e thërrasin miqtë, rrugëtimin nëpër kujtime e nisi që nga fëmijëria, për të cilën tha se ishte e njëjtë me atë të gjithë moshatarëve të tij, pasi koha ishte e tillë.

Ai rrëfeu se në familje ka qenë djalë i vetëm mes tri motrave, por se prindërit e tij nuk kanë bërë asnjëherë dallime dhe ai ka qenë i barabartë me to.

Ndërkohë nuk e mohoi faktin që është ndjerë i privilegjuar që ka patur tri motra, pasi dashuria dhe përkujdesja e tyre ndaj tij ka e madhe, teksa rrëfeu se një nga motrat e tij fatkeqësisht nuk jeton më.

“Pasuria më e madhe që na kanë lënë është se na kanë mësuar se jetën duhet ta përballojmë nëpërmjet punës së ndershme, pa u lodhur”, tha biznesmeni teksa fliste në program për prindërit e tij, të cilët janë kujdesur që të rrisin fëmijë me vlera të larta njerëzore.

Prindërit e biznesmenit kanë qenë nga Saranda, dhe gjatë rrëfimit të tij në studio kujtoi momente nga periudha kur ka jetuar atje. Biznesmeni foli për ndryshimet e mëdha që Saranda ka pësuar, teksa shprehu keqardhje që sot vendi i tij i lindjes nuk i ngjason aspak atij të dikurshmit. “Duhet të kishte ruajtur identitetin, pavarësisht zgjerimit”, theksoi ai.

Pas këtyre kujtimeve të Dhimosten Papës, Endri dhe Stefi e përshëndetën me këngën “Moj Saranda moj Delvina”, duke krijuar një atmosferë shumë të bukur në studio dhe duke i dhuruar emocione të veçanta të ftuarit të parë të kësaj jave në “Dola te Ola”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: