Ish-deputeti socialist, Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e Pronave të Bregdetit dhe Biznesit të vogël Nikollaq Neranxi është kërcënuar me jetë.

Ka qenë vetë Neranxi që ka deklaruar për gazetarin Enrik Mehmeti se ka qenë duke shëtitur me familjen në Himarë, kur një person i ka dalë para dhe e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë “të fus plumbin”.
Fillimisht autori, sipas Neranxit e kishte pyetur “Ti je Nikollaq Neranxi” dhe pastaj kishte nisur lumë fyerjesh dhe kërcënimesh për jetën.

“Jam kërcënuar me jetë. Po shëtisja me familjen dhe miq na është bërë pritë nga një person në fshatin Livadh. Më ka akuzuar se i kam shkaktuar probleme me ndërtimin që po bën në buzë të detit. Kam dëshmitarë për ngjarjen. Më tha “Kush je ti që kalon në tokën time, unë të fus plumbin” dhe fjalë të tjera fyese. Dëshmitar ka qenë dhe kreu i Omonias në Himarë”, deklaron Neranxi.

Ai ka kallëzuar në policinë e Himarës ngjarjen dhe ka deklaruar se emri i agresorit është Luis Kumbara.
Edhe familjarët e biznesmenit ndodhen në komisariat ku po merren në pyetje për ngjarjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: