3 humbje në 4 ndeshjet e fundit, mes Serie A dhe Champions, Inter bie sërish, këtë herë “djeg” edhe më shumë teksa përballë Sassuolo në “San Siro” pësuan një humbje të rëndë 0-2. Zikaltërit, jo vetëm që nuk përfituan nga “X” i Milan por në pritje për të rikuperuar ndeshjen me Bologna rrezikojnë të zbresin në vendin e tretë.

Pa regjinë e Brozovic dhe pa Dzeko nga minuta e parë, ekipi i Inzaghi dukej shumë i lodhur, pa fantazi dhe pa forcë goditëse në sulm, ndërsa Sassuolo përfitoi nga ky moment duke i shënuar dy gola të shpejtë me Raspadori dhe Scamacca.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky hap fals i Inter ka bërë që mediat italiane të dalin në një përfundim: Inter mund të jetë ekipi më i fortë në Serie A, por vetëm në ato raste kur Inzaghi në dispozicion formacionin e tij ideale. Inter vuan shumë mungesën e Brozovic, jo vetëm në këtë sfidë, Handanovic dhe De Vrij janë shumë të prekshëm, ndërsa sulmi po kthehet në një shqetësim shumë të madhe, pa Dzeko në formacion janë shumë të limituar, Sanchez dhe Martinez formë një dyshe që lë për të dëshiruar, por Inzaghi nuk e bën dramë:

Inzaghi
Inzaghi

“Është një moment jo për Martinez, por ne jemi akoma sulmi më i mirë në Serie A, edhe ndaj Sassuolo krijuam shumë. Mungesa e Brozovic? Duhet të jemi më të fortë, pavarësisht mungesave dhe skualifikimeve”, theksoi trajneri pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb