Fshati Leshnicë në Pogradec, është një ndër fshatrat kur në vitet 2012-2013 një numër i madh të rinjsh u rekrutuan për të shkuar luftëtarë në Siri. ‘News24’ udhëtoi drejt Leshnices, ne familjen e 30-vjeçarit Bledar Hamza. Në shtëpi ka mbetur e vetme gjyshja e tij 86-vjeçare e cila shpreson se një ditë do të shohë nipin dhe fëmijët e tij.

Në janar të 2014, bashkëshortja e Bledar Hamzës njoftoi familjarët e tij se ai ishte vrarë gjatë luftimeve në Siri. Vetë bashkëshortja u tha familjarëve se as ajo vetë nuk e kishte parë, por kishte qenë një shoku i tij, i cili u kishte thënë se Bledari ishte vrare. Por gjyshja e 30-vjeçarit nuk e pranon faktin qe nipi i saj mund te këtë ndërruar jetë gjatë luftës, ndaj ajo i kërkon shtetit t’i ktheje nipin me familjen e tij ne vendlindje.

Djali I Humur Ne Siri Flet Gjyshja
Djali I Humur Ne Siri Flet Gjyshja

30-vjeçari, i diplomuar ne Itali në degën e Financës u largua drejt Sirisë me gruan dhe fëmijët rreth vitit 2012. Edhe pse në 27 Janar të 2014, familja mori lajmin për vdekjen e tij gjatë luftimeve në Siri, trupi i Bledar Hamzës nuk u pa nga prindërit apo bashkëshortja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb