Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrije Gjunin, gjyshja që mbajti peng nipin e saj 3 vjeç. Seanca në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave. Gjyshja mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë me radhë.

Pas tetë ditësh kërkimi nga policia, gjyshja u vetëdorëzua në polici, së bashku me vogëlushin mesditën e të shtunës. Pas dorëzimit të 3-vjeçarit në polici, efektivët ndaluan 57-vjeçaren për akuzën “marrjes padrejtë të fëmijës”.

Lidhur me shkaqet që e shtynë atë për të ndërmarrë këtë veprim, Bahrije Gjuni është shprehur para uniformave blu se ka dashur ta rrisë vetë fëmijën. Ajo ka shtuar se gjatë këtyre ditëve, fëmijën e ka fshehur në Kukës dhe Has tek disa të njohur të familjes, si dhe në Tiranë.

Bahrije Gjuni ishte shpallur në kërkim së bashku me vëllain e saj, pas dyshimeve se ajo kishte marrë nipin për ta larguar nga nëna e tij, e cila denoncoi rastin në polici. Më herët për zbardhjen e kësaj ngjarje më herët uniformat blu arrestuan gjyshin Rexhep Gjuni dhe kunatin e tij, Arben Selaj të cilët u lanë në burg nga gjykata.

Policia njoftoi se përveç kontrolleve kishte kryer edhe negociata me familiarët për gjetjen e të miturit. Ky i fundit u deklarua i zhdukur më 13 Prill nga nëna e tij 23-vjeçare e cila prej më shumë se 1 viti kishte humbur bashkëshortin në një aksident rrugor.

Prej mesditës të së shtunës, Amar Gjuni u bashkua me nënën e tij Ile Gjuni.

Nena Me 3 Vjeçarin Amar
Nena Me 3 Vjeçarin Amar

(Balkanweb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb