Në këtë vit pandemie, ministri i Turizmit, Blendi Klosi apeloi që shqiptarët të pushojnë shqip sërish.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24 ai tha se sytë duhen kthyer edhe nga Kosova që ka bukuri të mëdha dhe ofron kushte shumë të mira të turizmit malor.

“Thirrja ime është që ne duhet të vizitojmë Kosovën, të njohim bukuritë e Prizrenit, Prishtinës Bjeshkët janë të jashtëzakonshme zonat ku bëhet ski janë shumë më të përparuara. Ky sezion i dimrit e borës të na shërbejë për të njohur bukuritë shqiptare. Pushoni në Shqipëri dhe pusho shqip sepse kemi shumë gjëra të bukura që mund të na mbajnë”,- tha Klosi.

Sokol Balla: Faleminderit që ishte me mua dhe festa të mbara! Besoj në shtëpi…

Blendi Klosi: Padyshim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: