TIRANË- Pas gati dy orësh seancë gjyqësore, nis përballja mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja. ‘Balkanweb’ ka mësuar detaje nga gjyqi që po mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Beqja ka pohuar para togave të zeza se Shullazi dhe grupi i tij e kishin kërcënuar me armë. Kaq ka mjaftuar që mes dëshmitarit të penduar të drejtësisë, Beqaj dhe të pandehurve të nisë një debati i ashpër. “Shullazi dhe grupi i tij më kërcënuan me armë. U kërcënova edhe nën mbrojtje”, pohoi Beqaj.

***
Gjykata e Krimeve të Rënda është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe kronikës së zezë për shkak dy çështjeve të rëndësishme që janë shqyrtuar sot në seanca të ndryshme.

Së pari ishte çështja e laboratorit të drogës në Xibrakë, ku sot Prokuroria ka dhënë pretencën për 8 persona, përfshirë edhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por sot në mesditë ishte dhe seanca ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se në seancën e sotme trupa gjyqësore do tentojë të përballë Shullazin me biznesmenin Ylvi Beqja.

Ky i fundit pritet të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë. Nuk dihet nëse Shullazi do vijojë të përballet me Beqjan apo do ndjekë të njëjtën strategji që ë dështojë marrja e dëshmisë nga biznesmeni.

Ai thotë se Shullazi me miqtë e tij i kanë marrë 500 mijë euro në çeqe. Sipas mbrojtjes, Beqja është i pabesueshëm pasi po hetohet për pastrim parash.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb