Blindohet Gjykata e shkallës së Parë në Vlorë. 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Obelisku’ dolën sot para togave të zeza ku dhe Gjykata u komunikoi vendimi për masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, pas hekurave ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi si dhe Kevin Metaj, të cilët akuzohen se kishin planifikuar një vrasje.

ARRESTIMI
Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj, dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb