TIRANE

Përmes një postimi në facebook, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se Shqipëria do ta fitojë luftën me COVID-19. Balla thekson se sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të jenë patriotë e jo vetëm më 28 nëntor. Ndërt të tjera Balla nxit shqiptarët të blejnë prodhimet ‘made in Albania’.

Postimi i plotë:

Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, por duke ruajtur deri në ditën e fundit kujdesin, respektimin e rregullave dhe masave që na mbrojnë nga armiku i padukshëm. Ne nuk jemi patriotë vetëm më 28 Nëntor, apo kur këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” kur fiton kombëtarja????. Ne jemi patriotë edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË.

Edhe një merak tjetër që ka të bëjë me ekonominë e luftës. Nga ngastrat e serat e bujqëve shqiptarë, nga blektorët shqiptarë ka shumë prodhim cilësor këtë vit dhe ju që shkoni të bëni shpezat për familjen tuaj, ju lutem blini prodhimet tona shqiptare. Sot e nesër të mbyllur në shtëpi, ju që ngrini shëndete e bëni ndonjë urim, bëjeni me një birrë shqiptare. Blini prodhime “made in Albania”, konsumoni SHQIP!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb