Senatorët amerikanë kanë miratuar një paketë për financimin e Qeverisë që mban të hapura disa departamenteve kyçe, të cilat rrezikonin të mbylleshin gjatë fundjavës.

Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të buxhetit federal për vitit 2024, pas një bllokade disamujore në kongres. Paketa në vlerë prej 460 miliardë dollarësh mori mbështetjen e dy partive, edhe pse kishte kundërshtime nga dhjetëra republikanë të cilët nuk e kanë pranuar marrëveshjen lidhur me shkurtimin e shpenzimeve. Kongresi është dashur të miratonte pesë muaj më parë 12 projektligje vjetore që përbëjnë buxhetin federal dhe pa votimin e së premtes, gjatë fundjavës do të mbylleshin disa departamente qeveritare dhe agjenci.

Por, Senati e shmangi mbylljen me një marrëveshje të arritur për gjashtë projektligjet e para, duke u mundësuar departamenteve apo agjencive që merren me bujqësi, tregti, drejtësi, shkencë, mjedis, strehim dhe transport, të funksionojnë deri në fund të vitit fiskal, më 30 shtator. Një mbyllje e pjesshme gjatë fundjavës do të kishte kërcënuar një sërë funksionesh të Qeverisë, përfshirë inspektimet ushqimore, përfitimet e veteranëve apo hulumtimet shkencore. Marrëveshja shton edhe 1 miliard dollarë më shumë për programin federal ushqimor për nënat që kanë të ardhura të ulëta, që është një financim i cilësuar si prioritet nga demokratët. Përmes paketës së financimit, të miratuar nga senatorët, po ashtu është rritur ndihma për qiranë dhe janë rritur shpenzimet për veteranët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb