TIRANE– Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas bllokimit të një force ushtarake shqiptare që udhëtonte tranzit në territorin grek drejt Rumanisë për të marrë pjesë në një stërvitje të NATO-s. Sipas njoftimit të FA, ekipi po lëviz drejt destinacionit final dhe gëzojnë të gjithë shëndet të plotë.

“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë njofton se efektivët të cilët janë nisur drejt Rumanisë për të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Noble Jump”, po lëvizin drejt destinacionit final. I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke”- thuhet ne njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një forcë ushtarake shqiptare që udhëtonte tranzit në territorin grek dhe kishte si destinacion Rumaninë, u bllokua në aksin rrugor që lidh Kozanin me Verian, nga disa protestues të cilët dyshohet se i përkisnin Partisë Komuniste.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb