Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar për rregullat e lëvizjes në pikat kufitare me shtetin fqinj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada konfirmon bllokimin e Kapshticës dhe thekson se do të lejohen njerëzit, automjetet, kamionët në kakavijë por me orarin 7:00-23:00 dhe se vijon karantinimi 1 javë.

Ndërkohë ka dhe një njoftim të rëndësishëm, nëpërmjet të cilit thotë se kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.

MESAZHI I PLOTË
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kapshticë, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datë 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshtice do të jetë TOTALISHT e MBYLLUR për këmbësorët, automjetet, autobusët dhe kamionët si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë!
1. Ndalohet kalimi në PK Kapshticë. Kushdo që do hyjë nga kjo pikë në territorin grek deri në (20.11) në orën 6:00 duhet të vetëkarantinohet 1 javë.
2. Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Vetekarantinim i detyrueshëm 1 javë pavarësisht shtetësisë. Penalitete: 5000€ në rast shkelje.
3. Orari i lëvizjes në Kakavijë 7:00- 23:00. Limiti 750 persona.
4. Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.
4. Afati i vendimit 20.11- 4.12.2020

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: