TIRANA

Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë është bllokuar totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata kanë nxjerrë përpara automjeteve koshat e mbeturinave duke i vendosur edhe flakën.

Protesta do të vijojë tek Drejtoria e Policisë teksa duket se protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.

Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb