Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se Rama sa herë flet për negociatat dhe integrimin europian është duke përgatitur koncesionin e radhës duke shkelur Kushtetutën.

Vasili thotë se kryeministri aktual shqiptar është njeri më antiintegrim dhe ka bllokuar për tre vitesh resht integrimin në BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

 Rama njeriu antiintegrim!(VIDEO).

A Keni degjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetuten apo ben gati Koncesionin e radhes fillon e flet per Integrimin Europian dhe per Negociatatat?

Fillon zbulon armiqte dhe miqte e Integrimit.

Po kush me mire se Rama mund ta beje kete?

Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.

Per te freskuar memorjen e te gjitheve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi per tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kantidat te Shqiperise vetem e vetem per nje cope Kryetar Qarku ne Fier.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb