AZERBAJXHAN – Boksieri Shqiptari Jurgen Uldedaj fiton medaljen e artë në në turneun “A.Agalamov Cupa 2014” në Baku të Azerbajxhanit, pasi mundi njerin pas tjetrit, kampionët e Egjiptit, Uzbekistanit dhe në finale edhe kampionin e Ukrainës.

Uldedaj, lindur në Lezhë dhe pjesë e ekipit të Tiranës, fiton për herë të tretë në boks në mënyrë dinjitoze. Ai e nisi rrugëtimin drejt fitores me medaljen e bronzit në kampionatin vvropian të vitit 2013 në Rusi dhe me medaljen tjetër të bronzit në kampionatin evropian që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.

Ai doli në vendin e 5-të edhe në kampionatin botëror të boksit në Bullgari, fitore këto që i paraprinë fitores së tij të madhe të Kupës së Botës në Azerbajxhan.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: