Nën kryetari i PD, Luçiano Boçi ka folur sot nga foltorja e parlamentit ndërsa u është drejtuar deputetëve socialistë “për të mos ardhur si nxënësit e mirë dhe të tregojnë mësimet e propagandës në foltore”.

Sipas tij vendi nuk është goditur nga lufta në Ukrainë, por nga lufta brenda vendit, pasi “ka rënë një bombë korrupsioni në ERE dhe OSHEE”.

“Në një vend të mbushur me pasuri diellore e ujore ne sot kemi këtë kufomën e ringjallur të intubuar me 2 gjeneratorë të botës së tretë të ardhur nga Bangladeshi që përdorin një naftë të hequr nga qarkullimi dhe kontaminon një nga perlat e turizmit shqiptar. Kjo është rezultat i një babëzie të kthyer në epidemi për të vjedhur nga xhepat e shqiptarëve edhe qindarkën e fundit. Kjo bëhet për të fituar nga atmosfera e luftës boëtrore dhe nga britmat e terrorit.

Sot gëzon një sistem energjik që në këto vite është shkatërruar nga keqmenaxhimi dhe grabitja që ka ndodhur dhe borxhin ndaj OSHEE, që gjysmën e ka sektori publik. Paguesit më të rregullt të energjisë sot janë konsumatorët shqiptarë, më të ndershmit goditen më shumë. Boll erdhët si nxënësit më të mirë të propagandës për të përsëritur mësimin. Shqiptarët shohin atë që duhet të shohin, janë çmimet dhe korrupsioni global.

Po ka nje luftë, ka rënë bomba e korrupsionit në ERE dhe OSHEE. Ky paradoksi i vendosjes së fashës u paraqit si mbrojtëse, mbrojtëse ka qenë ajo dikr e 300kWh. Ky paradoksi është si ajo fabula që e shikon që është ulli me erë po nga i vjen uji. Ky mulliri jonë punon me ujë, çfarë pune ka me naftën dhe gazin. Lufta atje nuk e mud systemin tonë autonom. Do të largohem, e ka vendosur partia juaj të më largoni. Ky sistem autonomy nuk  upasurua me burime alternative energjitike, sot bëni të paditurin me ndërhyrjet me subvencione që ua keni marrë shqiptarëve me rritjen e çmimit të karburanteve dhe haleluja sa ju duam ne ju, shqiptarët do ua apin përgjigjen shumë shpejt”, u shpreh Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: