TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkon qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ‘të ndalë fyerjet dhe sulmet ordinere” ndaj opozitës. Duke iu referuar situatës së shkaktuar nga koronavirusi, në një postim në “Twitter”, Basha kërkon që qeveria të anulojë menjëherë koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Sipas tij, koha nuk pret!

DEKLARATA E BASHËS

Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.

‪Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Çfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve.

‪Qeveria të anulojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!

Basha Tw
Basha Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb