Prej 40 ditësh shqiptarët kanë dalë në protestë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Profesori Lush Susaj në protestën e sotme bëri për bashkim, duke u shprehur se është shumë e rëndësishme që qytetarët të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Gjithashtu u bëri thirrje edhe ambasadave europiane dhe të SHBA që të mbështesin popullin shqiptar.

“Qeverisja më e korruptuar, më hajdutë e më antishqiptare që ka pasur Shqipëria. I bëj thirrje studentëve dhe nxënësve të Shqipërisë, hidhni tutje të gjitha propagandat e partive dhe kthejuni interesave kombëtare. Kjo protestë është në shërbim të kombit. Duhet të luftojmë deri në fund që të kthejmë demokracinë, është një luftë në interes të pluralizmit dhe demokracisë. I bëj thirrjeve ambasadave europianë ambasadave të SHBA, na ndihmoni dhe qëndroni me shqiptarët sepse me këtë klasë politike nuk është hajri as i joni dhe as i Europës. Boll me derrat e korrupsionit, shihni nga brezi i ri. Ju që fshiheni dhe heshtni ka për të ju mbuluar turpi”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb