TIRANE – Lihen në burg dy personat që dyshohet se kanë shitur kartën sim të celularit, përmes së cilit do të kryhej shpërthimi i pakos bombë në automjetin e biznesmenit fierak Nuredin Suli.
Vendimi për Musa Çerpjan dhe Julian Hamollarin është dhënë nga Gjykata e Tiranës një ditë më parë, për të kryer verifikimet nëse dy personat në fjalë janë thjeshtë shitës të kartave apo kanë lidhje me ngjarje kriminale, edhe pse ata e kanë mohuar përfshirjen e tyre.
Ndërkohë ngjarja në fjalë ndodhi rreth një javë më parë në një qendër tregtare në Komunën e Parisit, ku pakoja me eksploziv ishte vënë në automjetin e biznesmenit. Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbuluar personat që vendosën bombën në makinën e biznesmenit Suli.
(er.nu/news24/BalkanWeb)