Me statusin e Kampionit të Botës, Real Madrid rikthehet në La Liga, thyen pastër 4-0 Elche duke ngushtuar diferencën me 8 pikë në raport me Barcelonën kryesuese. Carlo Ancelotti shijon një Karim Benzema në versionin e tij më të mirë, “bomberi” francez realizoi një dopietë.

Tetë minuta lojë i mjaftuan Realit për të kaluar në avantazh, Asensio me një aksion personal fantastik dërgoi topin në rrjetë. Në të 31-tën, Benzema fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Në fundin e pjesës së parë, Benzema sërish nga 11 metra distancë, u tregua sërish i saktë duke trefishuar shifrat.

Me këtë dygolësh, kapiteni shkon në kuotën e 230 gola, dy më shumë se Raul, duke u shndërruar në golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e klubit spanjoll, pas C.Ronaldo-s.

330917827 532289462427589 119507373416537564 N
330917827 532289462427589 119507373416537564 N

Në të 80-tën ishte Luka Modric që sigloi shifrat përfundimtare ne 4-0:

“Ishte një ndeshje e bukur, kishim gjithçka në kontroll. Ky është një moment i rëndësishëm i sezonit, duhet vazhdimësi dhe sfida të tilla na ndihmojnë”, u shpreh Carlo Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb