Një bombol gazi ka shpërthyer duke plagosur tre persona në familjen e Qefajet Musait në Xhafzotaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 ndërsa së bashku me kryefamiljarin ka mbetur e plagosur motra e tij dhe vajza 17 vjeçe.

Policia bëri me dije se bombola shpërtheu në flakë sapo u montua nga kryefamiljari Musai dhe nga flakët Musai ka mbetur me djegie të gradës së tretë ndërsa edhe motra e tij është në gjendje të rëndë.

Vajza 17-vjeçarja është më lehtë e jashtë rrezikut për jetën. Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e djegie plastikës në Tiranë për mjekim të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur policia e Shijakut e cila ka nisur hetimet për ngjarjen së bashku me zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb