Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i Rrugës së Arbrit, by-pass-Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Po ashtu Policia i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: