Teksa prej kohësh përflitet për një ribashkim mes tyre, çdo postim në rrjetet sociale i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ndiqet me vëmendje të madhe për të kapur çdo detaj.

Aktori i humorit postoi një ‘selfie’ para disa ditësh, krahas së cilit: “Ëëëë mirë mos e vrit mendjen”. Duke qenë se postimi i tij erdhi pas ironisë së moderatorit Flori Gjini, i cili rikrijoi momentin e deklaratës së Bora Zemanit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”, u mor si një kundërpërgjgje ndaj tij.

Por Bora Zemani trazoi përsëri ujërat me një postim të bërë së fundmi. Moderatorja postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një filmi të vjetër shqiptar ku thuhet: “

“Po për kokën time e vrava mendjen unë”

@borazemani

Ashtu ee? 😂

♬ original sound – 😂Perlat e jetes 😂

Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se dyshja po dërgojnë mesazhe publike drejt njëri tjetrit në rrjetet sociale. Dyshimet e ndjekësve reflektohen edhe në seksionin e komenteve në videon e Borës në TikTok.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi mund të jetë rastësi, por kjo nuk është hera e parë që dyshja dërgojnë ‘mesazhe’ në rrjetet sociale. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëri-tjetrit e vërtetojnë ribashkimin e tyre.

Bora postoi disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: