Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ndër të gjitha çështjet në axhendën e politikës së jashtme të BE-së, çështja e Ukrainës në kontekstin e agresionit rus shqetëson më së shumti evropianët.

Ai e tha këtë gjatë një takimi me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në Uashington.

“Ukraina është shqetësimi ynë më i madh dhe i menjëhershëm për ne evropianët, dhe për ju gjithashtu. Për sigurinë tonë të përbashkët,” theksoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në fillim të takimit me sekretarin Blinken.

Borrell theksoi se Rusia nuk do të ndalet në agresionin e saj me vullnetin e saj.

“Duhet ta ndalojmë”, shtoi ai.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi i lartë vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po bëjnë shumë, por “mund të bëjnë akoma më shumë për të mbështetur ukrainasit në këtë kohë shumë sfiduese”.

Më herët, Borrell foli të martën në seancën vjetore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe OKB-së. Ai theksoi se respektimi i Kartës së OKB-së dhe solidariteti me Ukrainën, e cila po lufton agresionin e Rusisë, jo vetëm që përmbush interesat e Ukrainës, por gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e integritetit territorial të çdo vendi tjetër në mbarë botën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb