Mihail Gorbaçov, udhëheqësi i fundit sovjetik, paralajmëroi të premten se bota po shkon drejt një epoke të rrezikshme të politikës së militarizuar ndërsa bëri thirrje Moskës dhe Uashingtonit të ulen për bisedime urgjente në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore.

Gorbaçov, i cili vendosi kontroll të armëve në vitit 1980 që ndihmuan në reformimin demokratik të vendit si dhe i dhanë fund Luftës së Ftohtë, komentoi situatën aktuale për të përditshmen “Izvestia”, dy muaj pas prishjes së paktit bërthamor, të cilin vetë ai e kishte nënshkruar në vitin 1987.

“Ka tendenca të rrezikshme – të gjitha ato në pamje janë të qarta. Do veçoja dy. Ata janë mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar dhe militarizimi i politikës botërore”-tha Gorbachev.

Gorbaçov, 88 vjeç, tha se si pasojë e kolapsi të Traktatit të Armatimit Bërthamor me rreze të mesme (IMF) bisedimet SHBA-Rusi duhet të nisin me urgjencë. Megjithëse Gorbaçov këto ditë nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në Uashington dhe Moskë. Pikëpamjet e tij ende mbajnë peshë tek disa politikëbërës duke pasur parasysh rolin e tij në ndihmën për vendosjen e një kontrolli global të armëve.

” Tani po del që ky traktat ishte shtylla më e rëndësishme e stabilitetit strategjik. Ne kemi nevojë për bisedime në mënyrë që kolapsi i kësaj marrëveshje mos të përkeqësojë kërcënimet për luftë”, tha mes tjerash Gorbachev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb