Numri i milionerëve në të gjithë botën kaloi 20 milionë gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga firma e konsulencës ”Capgemini”.

Numri i njerëzve me një vlerë neto prej 1 milion dollarë ose më shumë, u rrit 6,3% në 20,8 milionë gjatë vitit me koronavirus, sipas ”Capgemini”.

Pasuria e përgjithshme e zotëruar nga ky grup njerëzish u rrit me 7,6 %, për një pasuri totale prej 80 trilionësh.

Vendet me më të pasurit janë SHBA, Japonia, Gjermania dhe Kina.

Së bashku, këto katër vende janë shtëpia e 63% të milionerëve të botës.

Rritja më e shpejtë në vitin 2020 ishte midis super të pasurve, atyre me një vlerë neto prej të paktën 30 milionë dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb