Në emisionin “Open” në News24, po diskutohet në lidhje me përfshirjen ose jo të ish-presidentit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Analisti Dritan Hila, u shpreh e mira është një dyshim i tillë të sqarohet në rrugë ligjore, ndërsa shtoi se ai i ka të gjithë mundësitë që të zbulojë nëse dosja e tij është manipuluar apo jo.

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, u shpreh se ky është një sulm krejtësisht politik dhe se nuk është normale që çdo pesë vite të merremi me ndryshime të tilla ligjore, duke mos harruar krizën me të cilën përballet sot vendi dhe bota.

Hila: Nuk dua të hyj në hamendësime. E mira është që zoti Meta ta sqarojë me rrugën ligjore me prokurori apo me komision parlamentar. Është një njeri i fuqishëm që mund ta gjejë nëse e kanë manipuluar dosjen. Duke qenë se ka qenë president, kryetar kuvendi e kryeministrër, ka mbajtur më shumë poste se të gjithë udhëheqësit shqiptarë, është e mira të sqarohej kjo pikë.

Nesho: Duhet të ketë disa kritere. Ky është krejtësisht një sulm politik. Mekanizmi dhe institucionet e pavarura janë në funksion të një detyre të caktuar. A është fajtor Meta? Ai ka bërë veprimi juridik e ka çuar dosjen në SPAK e kthyen në prokurorinë e Tiranës. A ballafaqohet me drejtësinë dhe drejtësia duhet të mos e zvarrisë.
A janë bërë gabime që nuk i kemi parë me seriozitet të tilla akte për shoqërinë? Po. A duhet të merremi çdo 5 vite të merremi me ligje të tilla? Sigurisht që jo. Populli është pa bukë dhe në krizë ekonomike.
Gjithë bota merret me të tilla probleme madhore ne merremi me këto.

Të shohim mënyrën mafioze ku ka përfunduar shteti i së drejtës. E pame ç’ndodhi me një grup mediatik më të madhin vend se si një njeri që i ishte arkitekti e dënoi për arsye politike. Kështu do të vijojë demokracia shqiptare?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb