Gjermania, fituesja aktuale e Botërorit e cila e ka bërë të vetin 4 herë këtë trofe, ka nisur përgatitjet për “Rusi 2018” në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, në Milano të Italisë.

Trajneri Joachim Low, i ka të qarta idetë sesi ‘panzerat’ mund të mbrojnë trofeun. Gjermani ka kërkuar që zbatohen me përpikmëri rregullat, të cilat ndikuan jo pak në suksesin e 2014, në Brazil.

Në një intervistë të fundit Low është shprehur: “Djemve udhëzimet e sjelljes u janë shpjeguar mirë, ata e dine se cilat janë ambiciet dhe detyrat tona: asnjë në veçanti nuk mund te behet kampion bote, në të gjithë jemi pjese e diçkaje më të madhe.”

Rregullat. 1-Respekti. Askush nuk duhet të vendosë interesat e tij personale para atij të ekipit. Në Botërorin e kaluar Klose synonte të thyente rekordin e golashënuesve të mbajtur nga braziliani Ronaldo, por Gjermania i nisi ndeshjet e para pa të në formacion.

Gjatë turneut ish-futbollisti i Lazio-s mori vendin e Gotze-s, duke ia arritur qëllimit. Klose u bë lojtari që ka realizuar më shumë gola në Botëror. Ç’ka ishte më e rëndësishmja në finale Klose u zëvendësua nga Gotze, i cili shënoi golin e fitores kundër Argjentinës.

Nuk mund të mos lihet pa përmendur edhe historia e Khedira-s, i cili në finale mbeti jashtë për shkak të një problemi fizik. Mesfushori e dinte që nuk mund të jepte 100% dhe për këtë arsye vendosi të mos luante titullar. Veprim i jashtëzakonshëm ky për një futbollist.

Padyshim që këto qëndrime ishin jetësore për suksesin. “Gjithkush duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij brenda ekipit. Ego personale duhet të fshihet.”-shton më tej Low.

Pas çështjes që shpërtheu së fundmi me protagonist Ozil dhe Gundogan të cilët shpërndanë foton me Erdogan, vëmendje të veçantë do të kenë edhe rrjetet sociale. Fotot në hotel dhe në dhomat e zhveshjes janë të ndaluara. “Skuthët” nuk do të tolerohen: Nëse zbulojnë lajme kofidenciale, lojtarët rrezikojnë përjashtimin.

Alkooli dhe gratë- Gjatë përgatitjes në ‘Appiano’ lojtarët munden, pas marrjes së lejes nga stafi, të takojnë gratë, të dashurat dhe fëmijët. Të pinë kafe me ta dhe të dalin shëtitje.

“Kështu që atmosfera është më e qetë”,- shpjegon Bierhoff, drejtori teknik i panzerave. “Por momentalisht lojtarët janë shume të fokusuar në stërvitje”.

Sidoqoftë në Rusi të afërmit nuk do të udhëtojnë me ekipin. Futbollistët nuk do të përjetojnë asnjë natë pasioni. Ndërsa sa i takon alkoolit atyre mund t’u lejohet të pinë një gotë birrë ose verë para se të flenë gjumë. Sigurisht pa e tepruar. Nga ky këndvështrim duket se Low u beson djemve të tij, por megjithatë rregullat që duhet të respektohen janë të qarta për të gjithë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb