Sebastian Beccacece ka lënë drejtimin e Ekuadorit, pas humbjes në Botëror me shifrat 2-0 ndaj Meksikës.
“Kontrata jonë përfundoi me Kupën e Botës. Nuk mendoj se ishim në gjendje të arrinim atë që premtuam: ta bënim këtë Kupën e Botës më të mirën e të gjitha kohërave. Sot është radha ime të them lamtumirë.
“Kjo është arsyeja pse duhet të largohem. Do të doja të vazhdoja sepse ajo që mora nga lojtarët dhe menaxhmenti justifikoi mundësinë e vazhdimit. Por e kuptoj se si funksionon kjo dhe dhemb, por mendoj se vendimi ishte i qartë”.
