Inxhinierët dhe arkitektët janë duke e bërë të pamundurën që të krijojnë gjëra më të mëdha dhe më të mira në gjithë botën.

Shtatë objekte të ndryshme moderne janë duke u ndërtuar nga Britania e Madhe e deri në Lindjen e Mesme dhe Kinë, shkruan “Koha.net”.

“The Guardian” sjell në foto shtatë mrekullitë e botës moderne, të cilat janë afër përfundimit.

Aeroporti i Pekinit/Japoni- I krijuar nga Zaha Hadid, aeroporti Daxing, pritet të bëhet aeroporti më i madh në botë.

Kingdom Tower/ Arabia Saudite- Kulla Mbretërore e projektuar nga arkitekti, Adrian Smith do të thyejë rekordin për lartësinë më të madhe në botë, që pritet të arrijë një lartësi prej afër një kilometër.

Ura Hong Kongun-Zhuhain-Macaon/ Kinë- Një urë e gjatë e cila lidh Hong Kongun, Macaun dhe Zhuhain është duke u ndërtuar nga Kina. Me një gjatësi rreth 50 kilometra, ajo bëhet ura më e gjatë në botë, duke e tejkaluar urën tjetër të Kinës, Jiaozhou Bay.

Reaktori i Çernobilit/Ukrainë- Inxhinierët e BRSS-së që luftuan të sjellin nën kontrollë katastrofën e Çernobilit, kishin ndërtuar një sarkofag për të mbuluar vrimën që ishte hapur mbi reaktorin e shkatërruar. Tani është duke u ndërtuar një hark me strukturë çeliku, i cili është një nga projektet më të vështira për rikrijimin e këtij reaktori.

Hotel Abraj Kudai/Mekë- Një nga hotelet më të mëdha në botë është duke u ndërtuar në Mekë. Ai pritet që të akomodojë rreth dy milionë pelegrinë që shkojnë për haxh brenda vitit. Hoteli do të jetë i përbërë nga 10 mijë dhoma.

Crossrail, Londër/ Angli- Një nga hekurudhat më të rëndësishme nëntokësore është duke u ndërtuar në Londër, ky projekt pritet të thyejë shumë rekorde për madhësinë dhe funksionalitetin.

FFR Grand Stade, Paris/ Francë- Një nga stadiumet më modern në botë është duke u ndërtuar në kryeqytetin e Francës. Federata e Ragbit të Francës është duke ndërtuar “Grand Stade” i cili do të akomodojë rreth 82 mijë fansa, që do të ketë një fushë të ndryshueshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: